Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Patate në planetin Mars!

Patate në planetin Mars!
March 21
22:34 2016

A është e mundur të kultivosh patate në planetin Mars? Kjo është për t’u provuar!
Shumë e kanë parë filmin “Marsiani”, ku personazhi kryesor, i mbetur i vetëm në “Planetin e kuq”, arrin të mbjellë patate në kushtet e atjeshme. Sot kjo gjë nuk shihet thjesht si një skenë e filmave fantastiko-shkencorë, por një gjë që mund të bëhet realitet.
Për ta bërë të mundur këtë gjë, NASA ka menduar që si fillim të bëjë një eksperiment të ngjashëm në një laborator në Lima, për të kuptuar nëse patatet janë të përshtatshme për t’u kultivuar në “Planetin e kuq”. Janë përzgjedhur gjithsej 100 lloje zhardhokësh për eksperimentin, rreth 40 prej të cilëve të aftë “të mbijetojnë” edhe në terrene të vështira e shkëmbore, ndërsa të tjerët rezistentë ndaj mungesës së ujit e të kripës. Pasi të vendosen në kushte ekstreme, të ngjashme me ato të Marsit, do të shihet se cilat lloje zhardhokësh do të arrijnë të riprodhohen e kështu të përzgjidhen për t’u transferuar jashtë planetit tonë. Kjo nuk nënkupton se do të ndodhë e njëjta gjë në Mars. Gjithsesi, na duhet të presim edhe 1-2 vite të tjera për të pasur më tepër informacione.

Shperndaje