Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi të lexoni këtë, nuk do t’ia jepni më kurrë kufjet dikujt tjetër

Pasi të lexoni këtë, nuk do t’ia jepni më kurrë kufjet dikujt tjetër
April 11
23:04 2016

Ne marrim dhe japim hua kufje te miqtë apo të afërmit, duke mos i ditur rreziqet që fshihen pas atyre kokave sa të vogla, aq edhe të dëmshme.

Kelly Reynold, profesor i  Universitetit të Arizonës, ka shpjeguar disa rreziqe që mbart përdorimi i kufjeve, por sidomos përdorimi i kufjeve të të tjerëve.

Edhe pse dylli i veshëve është një lëndë e padëmshme për trupin tonë, ai bëhet i rrezikshëm në momentin që nuk ka kontakt me ajrin. Kjo lëndë është mjedisi i miliona baktereve që ngecin në të dhe në momentin që ne vendosim kufjet krijohen kushtet e përshtatshme për lëvizjen e këtyre baktereve drejt organeve tona.

Gjithashtu, kokat e kufjeve janë në kontakt me mjedise të ndryshme, duke mbledhur kështu mikroorganizma të llojeve të ndryshme. Problemi është se të gjitha këto mikroorganizma përfundojnë në veshin tonë në momentin që ne vendosim kufjet.

Kjo nuk është asgjë krahasuar me problemet që lindin kur marrim hua apo përdorim kufjet e të tjerëve. Bakteret e veshëve janë unikë për çdo person dhe janë bërë për të mos jetuar në një trup tjetër. Kështu, duke vënë kufjet e përdorura nga dikush tjetër, bakteret e grumbulluara në kokat e kufjeve do të kalojnë te veshët tanë, duke shkaktuar një sërë problemesh si në vesh, edhe në pjesë të tjera të trupit.

Reynold e vë theksin te higjiena e kufjeve, sepse numri i problemeve që mund të shkaktohen është i lartë: infeksion i veshit të mesëm, sëmundje kërpudhore, infeksion i kanalit të veshit, pika të zeza, puçrra etj.

Si të shpëtoni? “Pastroni ose dezinfektoni kufjet dhe largoni çdo masë dylli nga kufjet me pambuk  para se t’i përdorni”, – kjo është këshilla e Reynold për të gjithë përdoruesit e kufjeve në fund të studimit të tij.

Komento
Etiketimet
Shperndaje