Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Palestinezja e vlerësuar si mësuesja më e mirë në botë

Palestinezja e vlerësuar si mësuesja më e mirë në botë
March 25
17:54 2016

Gruaja që është përzgjedhur si mësuesja më e mirë në botë është nga Palestina dhe është rritur në një kamp refugjatësh pranë Betlehemit. Ajo mori trofeun në një vlerë prej 1 milion dollarësh dhe u shpreh e emocionuar për fitoren shpirtërore, si femër dhe si palestineze.

“E arrita, e fitova, Palestina fitoi”, – i brohoriti ajo turmës së entuziazmuar. Hannah Al Hroub u bë mësuese me profesion pasi ishte dëshmitare se si fëmijët e saj u traumatizuan kur panë një vrasje ndërsa ktheheshin nga shkolla për në shtëpi. Hanah tani ndihmon fëmijët e prekur nga dhuna, duke vënë në funksion lojëra që i argëtojnë apo që ta përballojnë traumën që kanë kaluar. Idetë e saj i kanë ndihmuar fëmijët dhe kanë ulur dhunën në shkolla.

“Mund ta ndryshojmë të ardhmen, jemi forca e vërtetë e botës, ne mësuesit”,- tha ajo.

Çmimin u shpall në një ceremoni në Dubai. Ndërkohë njerëz të shumtë u mblodhën në rrugë duke e parë Hanah në një ekran gjigant.

The World’s Best Teacher: a PalestinianA Palestinian was just named the best teacher in the world.

Posted by AJ+ on Monday, 14 March 2016

Shperndaje