Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ju pëlqen logoja e re e Instagram-it? Ja si të riktheni të vjetrën

Nuk ju pëlqen logoja e re e Instagram-it? Ja si të riktheni të vjetrën
May 16
19:47 2016

Me siguri të gjithë e keni vënë re ndryshimin e logos së Instagram-it ditët e fundit.
Logoja e vjetër ngjyrë kafe u ndërrua me një të re me ngjyra të ndezura, ndërkohë që edhe brenda aplikacionit përdoruesit kanë dalluar ndryshime.

Në fakt jo të gjithë janë të lumtur për këtë ndryshim, duke qenë se janë nostalgjikë të ngjyrave të vjetra. Ama vijnë lajme të mira: Juan Ramirez, një ekspert i teknologjisë, ka shpjeguar një guidë të thjeshtë për të gjithë përdoruesit e iPhone-it që të kthejnë logon e vjetër brenda pak minutave.

Pikë së pari, ju duhet ta spostoni aplikacionin Instagram brenda një folder-i, nëse ende nuk e keni brenda një të tilli.

Insttt1

Më pas klikoni këtë link (http://whoisjuan.github.io/ig-logo/add.html) , por sigurohuni që të jeni duke e bërë nga një iPhone, kështu që linku të hapet në iOS Safari.

Pasi të hapet faqa e re, klikoni ikonën “share” dhe selektoni “add to homepage”.

Insttt2

Si me magji, pas këtyre hapave do të shihni se logoja do të jetë kthyer në formën e mëparshme. Provojeni…

Komento
Etiketimet
Shperndaje