Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nuk duroni ato që përtypen kur hanë? Ju jeni një gjeni dhe shkenca jua shpjegon pse

Nuk duroni ato që përtypen kur hanë? Ju jeni një gjeni dhe shkenca jua shpjegon pse
October 05
09:33 2018

A i keni neveri zhurmat që shumë njerëz bëjnë kur hanë?  Shpeshherë këto mund t’i dëgjoni në kinema kur po hanë kokshka në krahun tuaj. Imagjinoni zhurmën e përtypjes kur po hanë çamçakëz. Ka shumë mundësi që ju nuk bezdiseni thjesht sepse keni një edukim të mirë. Mund të jeni edhe të ndjeshëm nga zhurmave e kjo diagnostifikohet si misofoni.

Por mos u shqetësoni nuk është asgjë serioze. Ata që vuajnë nga kjo nuk kanë thjesht një bezdisje të lehtë por një stres të vërtetë. Shkencëtarët në Universitetin Northwestern kanë provuar se njerëzit që janë tepër të ndjeshëm ndaj tingujve të veçantë kanë tendencë të jenë më kreativë sesa ata që nuk janë të ndjeshëm. Pra nëse zhurma e përtypjes ju shqetëson ju mund të jeni një gjeni. Misofonia është e lidhur me kreativitetin.

Disa studiues kanë marrë një grupë njerëzish dhe i kanë dhënë të plotësojnë disa teste kur në sfond kishte zhurma të përtypjes dhe janë habitur kur kanë parë se atë që besdiseshin nga zhurma kanë arritur një rezultat ekselent. Dary Zabelina studiuese dhe protagoniste e studimit shpjegon se:
“Kur dëgjon zhurmat ndodh një zhvillim i trurit dhe mund të ndihmojë njerëzit të integrojnë ide fantastike.”

Pra herën tjetër që zhurma e përtypjes ju shqetëson, merrni frymë thellë dhe mbani mend se jeni më krijues dhe ndoshta jeni më i mençur se sa mendoni.

/Blitz.al/

 

Share