Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kujdes! Nuk duhet t’i karikoni kurrë celularët tuaj në këto vende

Kujdes! Nuk duhet t’i karikoni kurrë celularët tuaj në këto vende
July 05
17:53 2019

Smartphonet janë kthyer padyshim në një mjet të domosdoshëm i përditshmërisë tonë, por ndodh shpesh që pikërisht atëherë kur na nevojiten më shpesh, papritur shohim që kemi më pak se 20% karikim në to.

Nëse jeni me fat që të jeni në shtëpi ose në zyrë, problemi zgjidhet me një karikues kabllo. Ndërkohë, në vendet e tjera nuk rekomandohet karikimi i tyre me USB dhe arsyet do t’i lexoni tani.

Për shembull, nuk duhet të karikoni kurrë telefonin tuaj në një aeroport. Arsyeja? Sulmet e Hakerëve.

Një karikues USB i pranishëm në aeroporte mund t’i krijojë hapësirë ​​dhe qasje kriminelëve në internet në kërkimin e të dhënave tuaja private. Kujdes: Flasim gjithmonë për një karikues nëpërmjet kabllove USB të aeroportit. Nëse keni një karikues nëpërmjet energjisë elektrike ose një karikues portativ, jeni të siguruar.

E njëjta gjë ndodh edhe në stacionet e mëdha hekurudhore, në bibliotekat publike apo në qendrat e mëdha tregtare. Nëse ka kabllo USB-je të disponueshëm, nuk mund të dish se kush është përdorur dhe konfiguruar.

Tani vjen pyetja më e vështirë: Karikimi në hotel nëpërmjet orës me alarm USB ose pajisjeve të tjera që kanë një ose më shumë porta.

Potencialisht kjo është e rrezikshme sepse këto porta mund të thithin të dhëna sensitive dhe t’ju mbushin me “malware”.

Çfarë të bëni në këto raste? Përdoreni më mirë karikuesin me energji elektrike.

Makinat me qira mund të jenë gjithashtu objekt për sulmet kibernetike.

Zgjidhjet për këto probleme?

Ju mund të blini një kabllo USB me një rimbushje, që nuk mundëson transportimin e informacionit dhe të dhënave. Atë mund ta gjeni lehtësisht në internet. Në të kundërt, ekziston prezervativi USB, i cili është një lloj prezervativi dixhital. Është një pajisje me formën dhe madhësinë e një flash drive USB, por i aftë për të filtruar çdo paketë të dhënash që përpiqet të kalojë përmes kabllit. Megjithatë, mbani gjithmonë me vete karikuesin i cili furnizon me energji elektrike, sepse është filtri kryesor fizik që shmang kalimin e paketave që përmbajnë “malware”./Blitz.al/

 

Share