Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besonit origjinën e vërtetë të Napoleonit sipas analizave të ADN-së

Nuk do ta besonit origjinën e vërtetë të Napoleonit sipas analizave të ADN-së
March 23
14:59 2016

A jeni një pasardhës mashkull i Napoleon Bonapartit?

Që nga fillimi i 2010-s, IGENEA është në kërkim të pasardhësve meshkuj të familjes Bonaparti, me një projekt në shkallë të gjerë në mbarë botën.

47 persona, të cilët pretendojnë të jenë të lidhur me Napoleonin janë testuar për të gjetur ngjashmëritë gjenetike. Shkencëtarët kanë kryer analiza të ADN-së me një mostër floku të Napoleonit. Rezultati krahasohet me një mostër nga vëllai i tij, Jerome Bonaparte.

Instituti  për analizimin e origjinës IGENEA ka analizuar origjinën e Napoleonit. Sipas tij, Napoleoni i përkiste një grupi origjine rreth 7000 vjet më parë në bregun lindor të Detit Mesdhe, në mes të Egjiptit dhe Turqisë. Kurse sot këto grupe origjine gjenden në Izrael dhe territoret palestineze.

Profili i Napoleonit është shumë i rrallë, profile të ngjashme gjenden në mesin e hebrenjve në Greqi dhe Itali. Nuk është e sigurt në qoftë se paraardhësit e Napoleonit u transferuan në Itali nga Lindja e Afërt. Ata mund të kenë udhëtuar si tregtarë fenikas në Detin Mesdhe 2000 deri në 3000 vjet më parë. Një nga paraardhësit e tij, Francesco Bonaparti, ka qëndruar nga Sarzana, në veri të Italisë. Sarzana ka qenë shpesh nën sulmin e saraçenëve,  të cilët zotëronin Detin Mesdhe në atë kohë.

Prandaj mendohet se Napoleoni me prejardhje arabe shkoi në Itali gjatë zgjerimit të islamizmit.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje