Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do e besoni, por Pikachu ekziston. Ja si duket në të vërtetë

July 23
16:35 2016

 

 

Në fillim kishim serialin vizatimor “Pokemon”, pastaj letrat dhe lojërat me të ashtuquajtura “tasa”dhe tani, dekada më pas, “Pokemon Go” ka kthyer sërish vëmendjen dhe “fiksimin” pas Pokemon-ëve.

Njerëz të çfarëdolloj moshe e gjinie vrapojnë dhe udhëtojnë për kilometra të tëra për të kapur e për të mbyllur në sfera Pokemon-ë të ndryshëm. Më i famshmi ndër ta është Pikachu, krijesa e verdhë që krijon elektricitet nga bishti.

Siç shkruan edhe LifeBuzz, një grup fshatarësh në Kenia deklarojnë se kanë kapur Pikachu-n e vërtetë. Është i ngjashëm me lepurin, por me ngjyrë të verdhë, me mollëza të kuqe dhe bisht si vetëtimë.

Montassar Hssine, personi që ka kapur kafshën, thotë se ishte e vështirë ta kapje sepse ishte shumë i shpejtë. Aktualisht, Pikachu po mbahet i izoluar në një kafaz të kopshtit zoologjik të zonës dhe vizitohet nga turistë të shumtë.

Shperndaje