Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me Steven, mashkullin që vesh vetëm funde!

Njihuni me Steven, mashkullin që vesh vetëm funde!
July 30
10:16 2016

Keni menduar ndonjëherë të vishni funde në vend të pantallonave sepse është shumë vapë?

Këtë gjë e ka menduar Steven “Krash” Villegas, i cili ka nisur të prodhojë “kilt”-e, funde tradicionale skoceze, pasi mendon se burrat duhet të shpëtojnë nga vapa dhe të lëvizin lirisht.

“Mendova të bëja diçka të ngjashme me fundet skoceze, duke i shtuar edhe xhepa në mënyrë që të ishin multifunksionalë”, – shprehet Villegas për CNN.

“Fillimisht punova një ditë të tërë për të bërë një fund”, – tregon Steven. “Dhe kur e vesha shumë persona më komplimentuan, gjë që më bëri ta çoja më tej këtë ide, duke hapur një dyqan vetëm me këto funde”.

I pyetur se si ndihet kur ecën në publik me këto funde, “Krash” thotë: “Sigurisht që merr shumë vështrime dhe ndonjëherë edhe paragjykohesh, por jam mësuar tashmë. Më intereson që unë të jem mirë, t’i shpëtoj të nxehtit, të eci më lirshëm dhe të jem tepër sportiv”.

Një fund (kilt) varion nga 200$ deri në 330$ dhe mund të blihen edhe online. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje