Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me “Republikën e Grave”, vendi ku burrat kërkojnë barazi gjinore…

Njihuni me “Republikën e Grave”, vendi ku burrat kërkojnë barazi gjinore…
January 30
14:06 2017

Kishit imagjinuar ndonjëherë që një vend do të drejtohej vetëm nga femrat, të cilat mbulojnë edhe pozicionet më të rëndësishme në shoqëri?

Një gjë e tillë ndodh në Turks e Caico, arkipelagu me 34.000 banorë, në krah të ishujve Bahamas. Bëhet fjalë për një grup prej 28 ishujsh, disa prej të cilëve ende të pabanuar, që i përkasin Mbretërisë së Bashkuar. Guvernatori i këtij vendi emërohet  drejtpërdrejt nga Mbretëresha Elizabetë.

“Ne u kushtojmë më shumë rëndësi detajeve dhe japim gjithmonë diçka nga vetja”, – shprehet Sharlene Cartwright-Robinson, kryeministrja e sapozgjedhur.  

“Dua të nxjerr në pah vlerat e grave të vendit tim, të cilat janë duke mposhtur të gjitha paragjykimet. Kjo gjë dëshmon edhe maturimin e qytetarëve të Turks e Caicos.” – shton kryeministrja e parë grua, edhe pse gratë në pozitë janë shpërndarë kudo.

Krahas Cartwright-Robinson, që nga viti 2014 Rhondalee Braithwaite-Knowles është kryeprokurore e Përgjithshme, Anya Williams – zëvendësguvernatore në mandatin e saj të dytë.

Grupi qeverisës numëron plot 5 gra, nga 7 ministra gjithsej.

Departamenti i Mundësive të Barabarta duhet të përqendrohet te burrat, pasi së fundmi ata shihen si të diskriminuar.

“E drejtë është të kemi një shoqëri të ekuilibruar për sa i përket gjinisë. Unë kam një fëmijë dhe dua që të ketë të njëjtat motivime dhe mundësi si gratë”, – shprehet Anya Williams.

(Sharlene Cartwright-Robinson)

Komento
Shperndaje