Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me pronarin më të ri të vilës “PlayBoy”

Njihuni me pronarin më të ri të vilës “PlayBoy”
July 31
21:54 2016

 

Një nga vilat më të famshme në planet, “The PlayBoy Mansion”, tashmë ka një pronar të ri.

“The New York Times” tregon se pronari i vilës është një 32-vjeçar beqar dhe pa fëmijë, i cili zotëron gjysmën e “Hostess Brands”, një kompani tregtare.

Ai ka paguar plot 100 milionë $ për të qenë i zoti i shtëpisë së festave të shthurura të njerëzve të ndryshëm e me influencë.

Emri i tij është J. Daren Metropoulos dhe është cilësuar si personi perfekt për të jetuar në atë shtëpi.

Tashmë ai ka organizuar disa super festa, ku kanë marrë pjesë dhjetëra persona, ndër ta edhe Snoop Dog. Ai përshkruhet si një njeri me sens humori dhe pjesëmarrësit në festa e kanë cilësuar si shpirti i festës.

Pronari i mëparshëm i vilës, Hugh Hefner, do të vazhdojë të banojë në atë shtëpi deri sa të vdesë, sepse kontrata e blerjes së shtëpisë thoshte se pronari i mëparshëm nuk lëviz nga banesa deri sa të ndërrojë jetë.

 

 

Etiketimet
Shperndaje