Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me profesionin më “të ëmbël” në botë

Njihuni me profesionin më “të ëmbël” në botë
May 23
21:17 2016

Ëndrra e të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël, e cila kthehet në profesion të vërtetë? Degustuesi i çokollatës!

Tashmë një punë e tillë ekziston e për t’u bërë një profesionist i mirë duhet frekuentuar një kurs i mirëfilltë, si ai që organizohet nga Instituti Ndërkombëtar “Chocolier” i Torinos, i cili mundëson të fitosh një titull.

Cilësitë që kërkohen janë: të qenit një llups, nuhatje dhe shije e stërvitur mirë. Leksionet janë të bazuara mbi një sërë lloje kakaosh, për të mësuar dallimin e shijeve. Pjesa më teorike e mësimit ka si qëllim të analizojë karakteristikat tipike të çdo lloj çokollate, e më pas në fund një pjesë më e detajuar shërben për të studiuar fazat e përpunimit; nga bima deri në shijim.

Gjatë kursit pjesëmarrësve u propozohen një sërë çokollatash të origjinave të ndryshme, për të dalluar cilësitë dhe mangësitë në shije.

Degustuesit e parë të çokollatës në Itali ishin gjithsej 45, por me kalimin e kohës ata do të shtohen.

Shperndaje