Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me njeriun që jeton i vetëm në një fshat të braktisur

April 29
16:51 2016

E keni menduar ndonjëherë si do të mbijetonit i vetëm në një fshat të izoluar në Kinë?
Liu Shengja është i vetmi banor i fshatit Xuen Shanshe, në provincën Gancu të Kinës Lindore, që prej 10 vitesh.
Dikur fshati ishte i populluar nga mbi 21 familje, por për shkak të zhdukjes së burimeve natyrore dhe vdekjes së popullsisë në moshë të re, banorët u larguan duke lënë pas vetëm familjarët e Shengja-së, të cilët edhe ata vdiqën pak vite më pas.
Liu e siguron jetesën me anë të disa bagëtive të imëta, për të cilat kujdeset tërë ditën, kurse për të mbushur ujë i duhet të udhëtojë shumë kilometra.
Herën tjetër që ankoheni për aksesorë apo gjëra luksi, hidhini sytë nga galeria më sipër.

Etiketimet
Shperndaje