Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me HD 131399Ab, planetin me 3 diej! Është 4 herë më i madh se Jupiteri

Njihuni me HD 131399Ab, planetin me 3 diej! Është 4 herë më i madh se Jupiteri
July 08
11:17 2016

Quhet HD 131399Ab, planeti i parë i vëzhguar i cili rrotullohet rreth 3 diejve.
Bëhet fjalë për një gjigant 4 herë më të madh se Jupiteri.

Zbulimi është bërë nga “Very Large Telescope” i European Southern Observatory në Kili. Astronomët që bënë zbulimin u drejtuan nga Kevin Ëagner i universitetit të Arizonës.

Orbita e HD 131399Ab duhet të jetë e paqëndrueshme dhe mund të shkaktojë shkëputjen e planetit nga sistemi, ama në njëfarë mënyre planeti po mbijeton në këtë sistem yjesh, gjë që sipas studiuesve tregon se ekzistojnë edhe fenomene të tjera të tilla.

Ai gjendet 320 vite dritë larg Tokës, në plejadën Centauri. Mendohet të jetë rreth 16 milionë-vjeçar, gjë që e bën një ndër planetët më të rinj të zbuluar jashtë sistemit tonë diellor dhe një ndër të paktët të parë drejtpërdrejt. Është ndryshe nga çdo botë tjetër e zbuluar, me temperatura rreth 580 gradë.

Gjithashtu, HD 131399Ab ndryshon nga planetët e tjerë të njohur, pasi orbita e tij rreth yllit më të shndritshëm nga të 3 është më e gjera që njihet në një sistem të tillë.

 

Etiketimet
Shperndaje