Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me “Flyover Country”, aplikacioni që jua bën më interesant udhëtimin me avion

Njihuni me “Flyover Country”, aplikacioni që jua bën më interesant udhëtimin me avion
April 05
09:10 2016

Tashmë, kur të hidhni në Instagram një fotografi nga pamja jashtë avionit me të cilin po udhëtoni mund t’u tregoni ndjekësve tuaj ekzaktësisht se çfarë jeni duke parë.

Zakonisht gjatë udhëtimeve, nga dritarja mund të shihni male, lumenj, qytete të tëra,  ndonjëherë mund të mos shihni  asgjë.

Falë Shane Loeffler, i cili ka qenë përherë kurioz për të mësuar vendet nëpër të cilat kalonte gjatë udhëtimeve të tij, është krijuar një aplikacion i cili ju tregon saktësisht se çfarë jeni duke parë nga dritarja e vogël e avionit.
Në periudhën kur Loeffler shfaqi idenë e tij, ai ishte një student i gjeologjisë në universitetin e Minnesotas. Më pas ai përfitoi një grant për ta shndërruar idenë në një aplikacion konkret të quajtur “Flyover Country”, që tashmë lehtësisht gjendet në Google Play dhe App Store.

Udhëtarët thjesht e përdorin aplikacionin për të treguar kursin e tyre, ndërkohë që GPS i celularit u mundëson vendndodhjen dhe lartësinë, gjë që e bën aplikacionin të lokalizojë ekzaktësisht në cilin vend ndodheni për momentin.

Më interesantja dhe e vlefshmja e këtij aplikacioni është se nuk do t’ju duhet detyrimisht pagesa e shtrenjtë e avionëve për ta përdorur.

Udhëtarët mund ta shijojnë atë edhe gjatë udhëtimeve të gjata me makinë, ekspeditave epike polare etj.

Aktualisht aplikacioni është në fazat e para dhe nuk mund të cilësohet si një nga më intuitivët apo më tërheqësit, ama pritet që në javët në vazhdim të përmirësohet edhe më shumë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje