Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me “Filofobinë”, frika e madhe e të rënit në dashuri

Njihuni me “Filofobinë”, frika e madhe e të rënit në dashuri
February 12
19:41 2019

Filofobia është frika e thellë e të rënit në dashuri. Edhe pse të dashurosh dhe të dashurohesh nga të tjerët është pjesë e natyrës njerëzore disa njerëz përballë kësaj ndjenje ndihen në vështirësi të madhe dhe mund t’i kthehet në një makth të vërtetë.

Ata që vujanë nga Filofobia besojnë se dashuria është një kërcënim dhe një rrezik për veten. Kjo frikë shkakton një sërë mendimesh negative që veprojnë si mburojë nga dashuria. Është një fobi e cila mund të shkaktojë sulme paniku, ankthi, takikardi, djersitje, por edhe probleme me ereksionin.

Kjo mund të ketë lidhje edhe me kontekstin e familjes, mënyrën si jemi rritur dhe mund të shkaktohet edhe nga fëmijëria. Zakonisht ndodh tek persona që kanë pasur shumë zbrazëti në fëmijërinë e tyre ose kanë qenë dëshmitarë të grindjeve dhe tradhëtimeve të vazhdueshme familjare ose prindërit e tyre janë të ndarë gjë qe krijon një vështirësi që ata të bien në dashuri.

Shkaqe të tjera mund të jenë të lidhura me kontekstin social në një shoqëri, ku është e vështirë të heqësh dorë nga roli i të qënurit “single”që të mos humbasësh lirinë dhe të jetosh pa i dhënë askujt llogari për gjërat e tua.

Shmangia e dashurisë bëhet një mekanizëm mbrojtës personal. Sapo të përfundojë faza fillestare personi filofobik fillon ngadalë të lirohet nga kjo gjendje por vetëm me mbështetjen dhe durimin e atyre që e rrethojnë.

Për të mos rënë në dashuri bëjnë këto sjellje:

Zgjedhin dashuri të pamundura, zgjedhja e një dashurie të vështirë bëhet për të shmangur komplikimet.

Përqëndrohen në defektet që dëmtojnë marrëdhënien në çift.

Përdorin xhelozinë e tepruar për të kapërcyer ndjenjat e vërteta

Kush shoqëron një filofob duhet të kujdeset për ndjenjat e veta sepse mund të marrin nga simptomat e partnerit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje