Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me djalin që po jeton si në përralla

April 14
18:05 2016

Si do të ndiheshit nëse do të kishit një koleksion makinash me vlerë 1.7 milionë £, ku përfshihen 2 “Mercedez Benz”, një “Range Rover Vogue”, dy “Bentley” dhe një “Porsche”? Natyrisht, do të ndiheshit si në përralla!

Kështu ndihet edhe Jack Watkin, 17-vjecari nga Britania e Madhe, i cili zotëron një pasuri të tërë. Përveç koleksionit të makinave, ai zotëron edhe një jaht,  një çarter dhe miliona paundë në llogarinë bankare.

Ai nuk punon, vetëm udhëton me makina, avion  apo jaht, bën pazar në dyqanet më me emër në botë dhe pjesën tjetër të kohës e kalon duke treguar në Instagram jetën e tij.

Por pyetja që lind është: Ku i gjen tërë këto para vallë?

Babai i tij, Jason Watkin, është pjesë e bordit drejtues të një agjencie shitjesh të pronave të patundshme. Pavarësisht pasurisë që zotërojnë dhe luksit të djalit të tyre, Jason dhe bashkëshortja e tij, Jo, banojnë në një shtëpi të thjeshtë londineze.

I pyetur nga gazetarët rreth jetës luksoze, Jack Watkin shprehet: “Ne kemi një avion privat sepse babai im e urren radhën në aeroport. Gjithashtu ne e blemë këtë avion sepse mua më pëlqen të kaloj disa ditë në Bora Bora apo Dubai. Kur jam në Londër darkoj gjithmonë ose te “Nobu” ose te “The Dorchester”. Porosis shpesh aragostë ose biftek, por nuk e shikoj kurrë faturën apo çmimin e produkteve”, – ka thënë 17-vjeçari për “Daily Mail”.

Ai ka shtuar: “Më pëlqen shumë moda. Shumica e veshjeve të mia kapin vlerën e 10.000£ deri në 15.000£. Kurse aksesori më i shtrenjtë është ora “Bvlgari”, e cila ka kushtuar 500.000 £”.

Djaloshin e gjeni në Instagram duke kërkuar thjesht me hashtagun #richkidsofinstagram, ku mund të shihni plot detaje të tjera të jetës së tij prej milioneri të palodhur.

 

...

...
Picture 1 of 7

Komento
Etiketimet
Shperndaje