Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me Coco-n, pronarin e parë dhe të vetëm të 8 Iphone 7

September 21
15:38 2016

 

Na duhet ta pranojmë se dëshira e të gjithëve ne është të kemi në duar dy nga produktet më mira të Apple, të prezantuara këtë muaj, Iphone 7 dhe Apple Watch.

Teksa ne përdorim akoma Iphone të modeleve të kaluara, Coco zotëron 8 Iphone 7 dhe 2 Apple Watch të modelit të fundit, të cilët i ka dhuratë nga i zoti i tij, Wang Sicong, 28 vjeç.

Sicong është djali i njeriut më të pasur në Kinë, Wang Jianlin, pronar i disa agjencive imobiliare. Puna e vetme me të cilën merret 28-vjeçari është të përditësojë profilin e Coco-s në Weibo dhe 8 smartphone-t janë thjesht një dhuratë e zakonshme. Ah, po, Coco është qenia e parë që ka siguruar një Iphone 7. Por pse 8? Arsyeja e vetme se pse Coco ka plot 8 të tillë është se Wang kishte frikë se një mund t’i humbiste.

Coco është pjesëtar i rëndësishëm i familjes Wang, ndoshta më i rëndësishmi, pasi ai nuk cilësohet thjesht si qen, por si më i vogli i familjes, djali i 28-vjeçarit dhe nipi i Wang Jianlin. /Blitz.al/

Shperndaje