Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me burrin që ushqen fëmijën e tij me gji

Njihuni me burrin që ushqen fëmijën e tij me gji
September 03
09:50 2016

Fotoja që po bën xhiron e rrjeteve këto ditë është ajo e Evan Hempel, i cili ka  sjellë në jetë fëmijën e tij të parë këtë vit.

Në këtë foto, Evan, “transgender”, shfaqet duke i dhënë gji fëmijës.

Ai ndaloi së marri dozat e testosteronit 5 vite më parë dhe filloi të provonte fekondimin artificial nga bankat e spermës. Pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, në pranverë të 2015 ai më në fund i dha jetë një djali.

Revista TIME shkruan se Evan kishte menduar se do të kishte problem me kolegët apo me motrën e tij për shkak të shtatzënisë, por jo, nuk ndodhi kështu.

“Pata eksperienca pozitive me të gjithë ata që morën vesh shtatzëninë time. Ata nuk i kushtuan vëmendje barkut të fryrë, por e menduan thjesht si fryrje beli”, – tregon Evan për TIME.

Nga ana tjetër, motra e Evan tregon: “Ishte e papritur, por diçka e bukur. Familja e tij duket si të gjitha familjet e tjera”.

Evan më pas ka treguar diçka tepër interesante për tabloidin e njohur: “Kur më shkruajnë letra apo email-e, nuk e nisin me “zonjë” apo “zotëri”. E thjeshtë. Seksi im është femër, por gjinia është mashkull”.

Kështu e ka mbyllur intervistën e tij për TIME, Evan Hempel.

Shperndaje