Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njeriu që thotë se ka ardhur nga viti 6491 kalon testin e së vërtetës. Si do të jetë e ardhmja?

Njeriu që thotë se ka ardhur nga viti 6491 kalon testin e së vërtetës. Si do të jetë e ardhmja?
June 05
15:31 2018

James Oliver beson se është një udhëtar i kohës, ai ka udhëtuar që prej vitit 6491 por ka ngecur në vitin 2018, pasi makina e tij kohore u prish. Ai pretendon se ka jetuar në të ardhmen por u kthye sërish në kohë. Ekspertët paranormalë, pas kërkimeve dhe pyetjeve që kanë bërë thonë se James është duke treguar të vërtetën, edhe pse tingëllon si e çuditshme. Madje ai ka arritur të kalojë testin e së vërtetës.

Në një video të publikuar në internet, gjatë kohës që James Oliver po i nënshtrohet testit të së vërtetës thotë:

“Prej andej nga vij unë vitet zgjasin më shumë sepse planeti im është më larg nga dielli se i juaji. Janë zbuluar shumë specie dhe planete të reja, madje ka luftë midis njerëzve dhe të huajve që vijnë në atë planet”.

Më tej ai ka treguar se ka më shumë qenie inteligjente se njerëzit, madje edhe kur ka konflikte atje i zgjidh më shpejt.

Sipas Oliver, ngrohja globale do të përkeqësohet dhe planeti ynë do të bëhet më i nxehtë, ndërsa ekziston një sistem i Kombeve të Bashkuara të udhëheqësve planetarë që do të sigurojë paqen.

Oliver ka treguar se miqësitë dhe afrimiteti edhe vite më vonë do të ekzistojnë po një lloj si tani, por do të shpiket sistemi ynë artificial i inteligjencës i cili do të quhet Siri, njëlloj si aplikacioni i Apple.

Pas informacionit që ka dhënë për të ardhmen, ai nuk ka dashur të flasë dhe është treguar i kufizuar përsa i përket pyetjes se kush do të jetë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të ardhmen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje