Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Njeriu me dorën e artë” në librin Guinness. U shpëtoi jetën 2 milionë bebeve ende të palindura

“Njeriu me dorën e artë” në librin Guinness. U shpëtoi jetën 2 milionë bebeve ende të palindura
June 01
15:33 2016

Ky burrë ka shpëtuar jetën e 2 milionë njerëzve. Ai njihet si “njeriu me dorën e artë” dhe ka shpëtuar jetën e shumë bebeve ende të palindura duke dhuruar gjakun e tij.

James Harrison ka një përbërje të rrallë të plazmës, e cila mund të përdoret për trajtimin e sëmundjes së rezusit. Rezusi është një gjendje gjatë periudhës së shtatzënisë te femrat, ku gjaku i nënës sulmon qelizat e gjakut të fëmijës. Gjaku i Harrison përmban antitrupat që i mbron ata në këto kushte. Në një dhurim të vetëm gjatë 40 minutave, ai jep mjaftueshëm gjak sa për të shpëtuar mijëra jetë. Kur  ishte 14 vjeç ai mori rreth 13 litra gjatë një operacioni kirurgjik dhe që atëherë ia ka dedikuar jetën e tij kësaj nisme, të dhurojë gjak për të shpëtuar jetë. Ai ka bërë rreth 1000 dhurime të regjistruara tashmë në librin “Guinness”. Për më shumë detaje ndiqni videon e mëposhtme.

Shperndaje