Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tufë flokësh e John Lennon shitet për… 35 mijë dollarë!

Një tufë flokësh e John Lennon shitet për… 35 mijë dollarë!
March 20
23:32 2016

Sipas asaj që raporton “BBC”, një tufë e vogël flokësh e prerë 50 vite më parë nga koka e John Lennon është shitur në ankand për vlerën e 35 mijë dollarëve. Flokët, të një gjatësie prej 10 centimetrash, u prenë dhe u ruajtën nga një berber gjerman në vitin 1966.
Sipas shtëpisë së ankandeve “Heritage Auction”  e Dallasit, Teksas, blerësi është një koleksionist banues në Britaninë e Madhe, i cili mbetet anonim.
“Bëhet fjalë për tufën më të madhe të flokëve të Lennon të shitur ndonjëherë në ankand” – u shprehën nga zyra e ankandeve. Sipas informacioneve të marra, kaçurrelat u prenë nga berberi Klaus Baruck në Hamburg, pak para fillimit të një filmi komedi rreth Luftës së Dytë Botërore, ku muzikanti interpretonte rolin e një ushtari të thjeshtë, Gripweed.

Komento
Shperndaje