Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngrohja globale – Në vitin 2060 më shumë se 1 miliard njerëz në rrezik nga përmbytjet

Ngrohja globale – Në vitin 2060 më shumë se 1 miliard njerëz në rrezik nga përmbytjet
May 16
18:50 2016

Një studim britanik jep alarmin për sa u përket pasojave që sjell ndryshimi i klimës.

Në vitin 2060, më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën do të jetojnë në qytete të rrezikuara nga përmbytjet katastrofike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India janë shtetet më të rrezikuara në planet. 8 metropolet më të prekshme ndodhen të gjitha në Indi, me në krye Kalkutën dhe Mumbain, ndërsa më pas vijnë Majami e Florida.

Autori i studimit, Alison Doig është shprehur për BBC-në se popullatat në rrezik më të madh janë ato që jetojnë në qytetet e mëdha bregdetare:

“Mendoj se qytete si Kalkuta, Dakar, të gjitha qytetet e mëdha të jugut apo ato me ekonomi të dobët janë ato në të cilat banorët janë më të prekur nga rritja e nivelit të detit e nga evente ekstreme të motit”, – deklaron ai.

Në raportin e Doig u bëhet ftesë qeverive të reagojnë konkretisht për të reduktuar ngrohjen globale e për të investuar në programet e parandalimit të rreziqeve nga katastrofat natyrore!

Etiketimet
Shperndaje