Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngordh elefanti më i vjetër në botë, në moshën 69-vjeçare

Ngordh elefanti më i vjetër në botë, në moshën 69-vjeçare
May 27
11:28 2016

Një elefant i njohur si më i vjetri në botë nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, ka ngordhur në Tokyo në moshën 69-vjeçare.

Në vitin 1949, në moshën 2-vjeçare elefanti Hanako u dhurua nga qeveria e Tailandës dhe që në atë kohë ka jetuar i izoluar në kopshtin zoologjik “Inokashira Park Zoo”. Mendohet se ky elefant nuk ka parë asnjë elefant tjetër që nga koha e mbërritjes në Japoni.

Për këtë arsye, rreth 470.00 njerëz kanë firmosur peticionin e quajtur “Elephant Freedom Fighters” për të kërkuar që Hanako të dalë nga ‘burgu’ në të cilin ishte izoluar e të mund të jetonte në një ambient të përshtatshëm për të.

Mosha e madhe e elefantit bëri që drejtues të kopshtit zoologjik ta ndalonin transferimin e tij, duke arsyetuar se ai nuk mund ta përballonte një udhëtim.

“Ai ngordhi i qetë dhe pa probleme!” – shprehet Kiyoshi Nagai, drejtuesi i kopshtit zoologjik. – “Na vjen shumë keq. Ai ishte elefanti më i dashur në Japoni. I jam mirënjohës të gjithë njerëzve që e deshën!

Hanako që ngordhi ditën e mërkurë rreth orës 15:00, është bërë shpesh personazh i librave apo emisioneve televizive për fëmijë, gjë që i afronte më shumë njerëzit me vendin ku ai qëndronte.

Etiketimet
Shperndaje