Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nesër të gjithë sytë nga qielli! Hëna më e madhe e 68 viteve të fundit

Nesër të gjithë sytë nga qielli! Hëna më e madhe e 68 viteve të fundit
November 13
16:17 2016

Natën e 14 nëntorit, superhëna do të shfaqet në qiell. Nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme, por është një fenomen që ndodh rrallë.

Termi “superhëna” përdoret gjithnjë nga shkencëtarët kur hëna i afrohet shumë Tokës. Ndërkohë që hëna më e bukur që kemi parë ndonjëherë do të mund të shikohet më 6 dhjetor 2052 sepse do të jetë më pranë se kurrë, vetëm 221,472 milje larg Tokës.

Në orën 20.09, hëna  e plotë do të kalojë në pikën minimale të distancës me Tokën. Kjo do ta bëjë hënën më të ndriçueshme që keni parë në 68 vitet e fundit dhe kjo do të ndodhë sërish vetëm në 2034-n, kështu që fiksoni orën dhe dilni në dritare për një pamje mahnitëse! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje