Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nënës së re i heqin kujdestarinë e fëmijëve, i vuri vajzës emër helmi

Nënës së re i heqin kujdestarinë e fëmijëve, i vuri vajzës emër helmi
April 14
19:53 2016

Autoritetet e qytetit të Powys nuk e kanë lejuar një nënë të re t’i vendosë vajzës së porsalindur emrin Cyanide, që ajo e dëshironte aq shumë.

Sipas saj, ishte një e drejtë legjitime që ta quante fëmijën ashtu si e kishte menduar, ama është penguar ta bëjë këtë për vetë faktin se emri Cyanide (cianid) është helmi me të cilin vrau veten Adolf  Hitler.

Sipas Gjykatës së Apelit, një emër i tillë mund të ndikojë negativisht anën psikologjike të fëmijës në të ardhmen.

Pavarësisht justifikimeve të nënës se Cyanide është një emër i bukur dhe i këndshëm, gjykata ka vendosur t’ia heqë të drejtën e përkujdesjes së fëmijëve, edhe për faktin se prej kohësh ajo ka pasur probleme mendore dhe abuzonte me drogën dhe alkoolin.

Pavarësisht këtyre, avokati i nënës së binjakëve e kritikoi këtë vendim si një shkelje të të drejtave. Megjithatë,  shumica e njerëzve që e njohin historinë mendojnë se është i papranueshëm fakti që emri i një helmi aq famëkeq t’i vendoset një të porsalinduri.

Kujtojmë se Adolf  Hitler e përdori helmin me partneren e tij Eva Braun në prill të vitit 1945.

 

Etiketimet
Shperndaje