Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna lind fëmijë me ngjyrë, “babai” shkatërron spitalin

Nëna lind fëmijë me ngjyrë, “babai” shkatërron spitalin
April 13
12:06 2016

Ka rezultuar “e pafat” pritja e një babai për të parë lindjen e fëmijës së tij në Caserta të Italisë.
Ajo që në fakt pritej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre është shndërruar në makth.

Gruaja lind një fëmijë me ngjyrë e kështu 40-vjeçari, i shokuar nga ajo që pa, shkatërroi të gjithë sallën e lindjes.
Mamaja 34-vjeçare kishte rreth 11 vite që tentonte të kishte një fëmijë dhe kur kjo ndodhi nuk kërkoi asnjëherë as të merrte vesh gjininë e fëmijës.

Por babai i shtangur nga ngjyra e lëkurës e të porsalindurës, që me shumë mundësi nuk është e tija, në fillim kërkoi të sulmonte bashkëshorten. Më pas ai e nxori gjithë inatin që kishte përbrenda ndaj çdo gjëje që shihte rrotull.

Për fat të mirë të personave që ishin aty, situata u qetësua pas ndërhyrjes së forcave të mbikëqyrjes.

Shperndaje