Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në Indi akuzojnë djallin: Në një fshat, 80 vetëvrasje në 3 muaj

Në Indi akuzojnë djallin: Në një fshat, 80 vetëvrasje në 3 muaj
May 09
20:25 2016

Në Badi të Indisë janë të sigurt: një prezencë djallëzore po i shtyn njerëzit të vetëvriten.

Ky fshat me 2500 banorë është vënë në qendër të vëmendjes për rritjen e numrit të vetëvrasjeve: vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2016 kanë vrarë veten 80 njerëz.

“Në 3 muajt e parë të këtij viti 80 banorë të fshatit kanë vrarë veten. Në fshat ka gjithsej 320 familje dhe në secilën prej tyre të paktën një anëtar ka vdekur”, – shprehet Amit Singh, banor.

Nga ana tjetër, Rajendra Sisodiya, kryeplak i fshatit, flet i sigurt se shkaktar i këtij fenomeni është një prezencë djallëzore. Atij deri tani i ka vdekur vëllai, e ëma dhe një kushëri.

Pavarësisht fjalëve që qarkullojnë, autoritetet mjekësore atje nuk i besojnë një version të tillë. Psikiatri Srikanth Reddy shprehet se ky fenomen mund të vijë si pasojë e sjelljeve depresive për shkak të rritjes së sasisë së pesticideve të përdorura në fusha apo nga stresi financiar.

Etiketimet
Shperndaje