Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në ankand, makina më e vogël në botë

Në ankand, makina më e vogël në botë
March 17
15:47 2016

Makina më e vogël në botë është nxjerrë në ankandin “Amelia Island”, me targa të rregullta dhe me miratimin për përdorim në të gjitha rrugët. Makina e serisë më të vogël të prodhuar ndonjëherë është një Peel P50 1964.
Ky ankand është organizuar nga Sotheby, në Florida. “Mini makina” është shitur për 176.000 $.
Kjo makinë ka tri rrota të vogla, vetëm një vend, nuk ka bagazh dhe ka një motor me cilindër 49 cc 4,5 hp. Ajo është vetëm 1.34 metra e gjatë, 99 cm e gjerë dhe 1.2 metra e lartë. Ajo mund të ecë me shpejtësi 60 km/h.
Peel P50 1964 është një makinë e rrallë, e cila ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në këtë ankand. Makina është ndërtuar në Isola di Man dhe është në vendin e 26-të nga 47 produktet që kanë tërhequr më shumë vëmendje.

...

Komento
Shperndaje