Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshon rrënjësisht aksesi për videot porno në internet

Ndryshon rrënjësisht aksesi për videot porno në internet
July 08
11:08 2016

Në Britaninë e Madhe është duke ndodhur një debat i hapur mes qeveritarëve për sa u përket masave të sigurisë që duhet të ketë çdo faqe online që transmeton materiale seksuale. Duke qenë se vitet e fundit numri i të miturve që kanë akses lirisht nëpër këto video është rritur në masë, një grup zyrtarësh kanë vendosur ta ngrenë këtë problematikë në parlament. Ata janë të mendimit se kjo rritje është pasojë e një sistemi shumë të thjeshtë aksesimi për sa u përket videove që duhet të jenë të aksesueshme vetëm prej të rriturve.

Sipas deputetëve të grupit nismëtar, brenda fillimit të vitit 2017 duhet të krijohet një sistem i ri, i njëjtë me atë që është krijuar në dyqanet e lodrave të seksit, ku shitësit kërkojnë në çdo rast kartën e identitetit në momentin që një shtetas hyn brenda në dyqan edhe nëse nuk blen asnjë produkt.

Disa janë kundër mendimit të shfaqjes së hapur të kartave të identitetit nëpër portale erotike, pasi kjo i bën këto të fundit të marrin shumë informacion privat nga përdoruesit, gjë që nuk është në përputhje me lirinë dhe të drejtat e një individi që jeton në një botë demokratike.

Më herët këtë projekt e ka nisur edhe vetë ish-kryeministri që dha dorëheqjen, David Cameron, i cili ishte i idesë se çdo faqe erotike në internet që e ka mjaft të lehtë aksesin e të miturve të mbyllej nga organet policore.

Komento
Shperndaje