Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshimi i klimës… udhëtimet me avion do të bëhen më të rrezikshme

Ndryshimi i klimës… udhëtimet me avion do të bëhen më të rrezikshme
May 15
12:57 2016

Rrymat ajrore janë më të forta kur nivelet e dioksidit të karbonit janë të dyfishuara në atmosferën e Tokës, duke çuar kështu në më shumë turbulenca.

Sipas një raporti, thuhet se ndryshimi i klimës do t’i bëjë trazirat më të zakonshme dhe do të rrisë kohët e fluturimeve transatlantike, duke çuar në vonesa dhe në çmime më të larta.

Ndërkohë që ndikimi i aviacionit në ngrohjen globale ka qenë prej kohësh i njohur, “po bëhet gjithnjë e më e qartë se ndërveprimi është i dyanshëm dhe se ndryshimi i klimës ka pasoja të rëndësishme për aviacionin gjithashtu” sipas studimit të Dr. Paul Williams nga Universiteti i Reading.

  • Çfarë i shkakton turbulencat dhe a është kjo e rrezikshme?

Raporti i tij, i publikuar në fillim të këtij viti, shqyrtoi fluturimet ndërmjet Londrës dhe New York, një nga rrugët më të ngarkuara në botë. Ai vuri re që rrymat ajrore mund të bëheshin 15% më të forta si rezultat i rritjes së temperaturave, duke bërë që 80% e fluturimeve drejt perëndimit të kërkonin më shumë se shtatë orë kohë, ndërkohë që kushtet do të ishin shumë të trazuara për të udhëtuar në kohë të caktuara. Në anën tjetër, kohët e fluturimit drejt lindjes do të shkurtoheshin ndjeshëm.

Rrymat ajrore ndodhen rreth 9-16 km mbi sipërfaqen e Tokës dhe mund të arrijnë shpejtësi rreth 200mph, kështu që ato kanë një ndikim të madh në kohët e fluturimit. Në janar 2015 një Boeing 777 fluturoi nga New York në Londër në një kohë rekord prej 5 orësh e 16 minutash.

Avionët në rrugët transatlantike janë projektuar për të qenë në ajër për një shtesë prej 2.000 orësh në vit, për të djegur një shtesë prej 7.2 milionë gallonë karburant dhe të lëshojnë një shtesë prej 70 milionë kilogramë dioksid karboni – ekuivalenti i emetimeve totale vjetore nga 7.100 shtëpi mesatare në Britani.

  • Sekretet e udhëtimeve ajrore

Çdo shtesë prej dy minutash në ajër kërkon që të përdoren rreth 100 gallonë karburant për avion dhe kushton 20 milionë $ më shumë në vit.

  • Njoftimet më të frikshme të fluturimeve në botë

“Turbulenca e “ajrit të pastër” ndryshon në mënyrë të ndjeshme brenda korridorit të fluturimeve transatlantike, kur përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë dyfishohet.” – konstaton një studim mbi turbulencat dimërore të udhëtimeve transatlantike.

Sipas këtij studimi thuhet se turbulencat e “ajrit të pastër” janë të vështira për t’u shmangur, sepse ato nuk mund të shihen nga pilotët apo të kapen nga satelitët ose radari i bordit.

  • A po bëhen turbulencat gjithmonë e më të zakonshme?

“Turbulenca thuhet të jetë shkaku i shumicës së incidenteve të avionëve të lidhura me motin duke plagosur qindra udhëtarë (ndonjëherë duke i shkaktuar edhe vdekjen)” – pohon një raport në vitin 2013, ndërsa dëmtimet strukturore të aeroplanëve kushtojnë dhjetëra miliona dollarë për t’u riparuar.

  • Rrymat ajrore

Çdo rritje e turbulencave do ta bëjë fluturimin më të pakëndshëm dhe do ta rrisë rrezikun për pasagjerët dhe ekuipazhin. Fluturimet ‘re-kurs’ për të shmangur turbullirat e forta mund të rrisin konsumin e karburantit dhe emetimet e ndotësve atmosferikë, të cilat i bëjnë vonesat në aeroporte më të zakonshme, dhe në fund të fundit çojnë në rritje të çmimit të biletave.

Etiketimet
Shperndaje