Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndotja e ajrit – Pekini krijon policinë antismog…

Ndotja e ajrit – Pekini krijon policinë antismog…
January 10
17:29 2017

Ndotja është një nga problemet më të mëdha në Pekin, për këtë arsye do të ngrihet një polici ambientale e cila do të ketë detyrën të neutralizojë smogun, që shpesh është aq i rënduar sa krijon re që mbulojnë metropolin.

Trupat speciale do të patrullojnë rrugët e qytetit për të parë sjelljet e qytetarëve. Gjithashtu do të ndalojnë tregjet e hapura, djegien e mbeturinave apo hedhjen e tyre në rrugë.

Pavarësisht detyrave të saj, fatkeqësisht policia antismog nuk mund të bëjë shumë për të ulur ndjeshëm nivelin e ndotjes, pasi nuk do të ketë fuqi kundrejt uzinave apo industrive të rënda, përveç rreth 5 milionë makinave që qarkullojnë.

Kujtojmë se në vitin 2015, niveli i tymrave toksikë ishte rreth 8 herë më i lartë se ai i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për këtë arsye Pekini ka filluar marrjen e masave drastike për të përmirësuar gjendjen. /Blitz.al/

Shperndaje