Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

NASA: Zbulohen 1284 planetë jashtë sistemit tonë diellor

NASA: Zbulohen 1284 planetë jashtë sistemit tonë diellor
May 11
10:59 2016

NASA ka deklaruar zbulimin e 1284 planetëve të rinj falë një teknike të re analizash të të dhënave, të cilat i disponon teleskopi hapësinor Kepler.

Bëhet fjalë për zbulimin më të madh të planetëve jashtë sistemit tonë diellor të shpallur ndonjëherë brenda një dite.

Prej rreth 5000 “planetësh kandidatë” të zbuluar deri më sot, shkon në 3200 numri i atyre të verifikuar si të tillë, 2325 prej të cilëve të zbuluar nga Kepler.

“Me këtë informacion rezulton më shumë se i dyfishuar numri i planetëve rreth të cilëve Kepler ka konfirmuar ekzistencën”, – shprehet Ellen Stofan, shefi i shkencëtarëve në selinë e NASA-s në Uashington.

“Kjo na jep shpresën se atje jashtë, diku rreth një ylli të ngjashëm me tonin mund të zbulojmë një tjetër Tokë”, – shton ai.

Sipas informacioneve që NASA zotëron rreth planetëve të sapozbuluar, 550 prej tyre mund të jenë planetë shkëmborë si Toka, duke u bazuar në përmasat e tyre.

Komento
Etiketimet
Shperndaje