Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

NASA: Shkrirja e akullnajave do të ndryshojë mënyrën se si Toka rrotullohet rreth boshtit të saj

NASA: Shkrirja e akullnajave do të ndryshojë mënyrën se si Toka rrotullohet rreth boshtit të saj
April 09
10:23 2016

Një studim i ri i NASA-s ka arritur në  përfundimin se procesi i vazhdueshëm i shkrirjes së akullnajave po rrezikon ndryshimin e mënyrës sesi Toka rrotullohet rreth boshtit të saj.

Shkrirja e akullnajave, sidomos në Groenlandë, po ndryshon shpërndarjen e peshës së planetit. Kjo ka bërë që Poli i Veriut të pësojë tundje dhe lëvizje e të bëhet shkak për ndryshimin e të gjithë rregullit të baraspeshës në Tokë.

Shkencëtarët dhe vëzhguesit janë duke matur lëvizjet e Polit të Veriut që prej vitit 1899. Gjatë shekullit XX ata kanë raportuar se lëvizjet po shkojnë drejt Kanadasë, por viteve të fundit ka ndryshuar me hapa aq të shpejtë saqë lëvizjet po afrohen drejt Anglisë.

“Zhvendosja e fundit që prej shekullit XX është dramatike”, – ka thënë drejtuesi i projektit të vëzhgimit të akullnajave, Adhikari.

Nga ana tjetër, Jonathan Overpeck, profesor i gjeoshkencës në Universitetin e Arizonës, edhe pse nuk ishte pjesë e grupit të punës, ka ndjekur me interes këtë raportim dhe ka thënë: “Ky projekt tregon sesa e vërtetë dhe fatkeqësisht i madh është impakti i njerëzve në natyrë e në çdo dukuri të planetit…”.

Që prej vitit 2003, Groenlanda ka humbur 272 trilionë kilogramë akull në vit dhe kjo ka efekt të drejtpërdrejtë në lëvizjen e boshtit të Tokës.  Kjo lëvizje ngjan shumë me lëvizjen e një patinatori kur rrëshqet në një vijë paralele e më pas devijon për të mos u rrëzuar e për të ruajtur disi balancën”, – ka thënë shkencëtari i NASA-s, Eirk Ivins.

Tjetër problem është se pjesa perëndimore e Antarktidës ka humbur 124 trilionë kilogramë akull ndërkohë që pjesa lindore ka shtuar 74 trilionë kilogramë akull në vit, duke e përkeqësuar balancimin e Tokës dhe rrjedhimisht  lëvizjen e kësaj të fundit rreth boshtit të saj.

Megjithatë, ka qenë Juanli Chen, një kërkues shkencor në Universitetin e Teksasit, që  ka shmangur panikun me deklaratën e tij: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është thjesht një dukuri interesante dhe pa efekt të dëmshëm, që vjen si pasojë e ngrohjes globale”.

Komento