Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

NASA – Instalohet stacioni i ri i anijeve hapësinore private

NASA – Instalohet stacioni i ri i anijeve hapësinore private
August 20
13:15 2016

Komandanti Jeff Williams dhe inxhinierja Kate Rubins të NASA-s kanë instaluar një port të ri për ndalesat e anijeve private në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Gjatë një “shëtitjeje” hapësinore që zgjati 5 orë e 58 minuta, astronautët pozicionuan 2 pikat e para të ndalesave ndërkombëtare.

“Do të përdoren për ndalesat në të ardhmen të anijeve tregtare me ekuipazh të Boeing dhe SpaceX, të cilat janë në fazën e zhvillimit”, – shprehen burime të NASA-s.

Instalimet e reja do t’i japin agjencisë lirinë për t’u futur në ISS për herë të parë që nga tërheqja prej flotës së saj “shuttle” në vitin 2011.

Deri tani, agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës varej nga anijet ruse “Syuz”.

Mekanizmi i ri u transportua drejt Stacionit Hapësinor në muajin qershor, në bordin e kapsulës “Dragon”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje