Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mërkuri ndryshon drejtimin e lëvizjes. Kini kujdes!

Mërkuri ndryshon drejtimin e lëvizjes. Kini kujdes!
May 02
18:38 2016

Mërkuri ka hyrë në një fazë ku do të lëvizë “në drejtim të kundërt”.

Ky në fakt është një fenomen shumë emocionues për vëzhguesit e hapësirës, por disi “i çuditshëm” për gjithë të tjerët.

Sipas astrologëve, ky ndryshim i lëvizjes së planetit ndikon negativisht teknologjinë, komunikimin e bizneset e ndryshme.
Shpesh është shpallur “fajtor” për dëmtimin e një sateliti japonez apo për periudha të ndryshme bllokimi të Facebook-ut e Twitter-it.

Bëjmë me dije se Mërkuri hyn në këtë fazë ndryshimi 3 ose 4 herë në vit.
Në fakt, asnjë nga efektet e sipërpërmendura nuk kuptohet drejtpërdrejt në Tokë, ama ka shumë të dhëna shkencore pas kësaj gjëje.

Të gjithë planetët apo objektet e tjera të sistemit tonë diellor arrijnë këtë fazë të lëvizjes “në drejtim të kundërt”; kjo nuk ndodh vetëm me Mërkurin.
Një ndër planetët më të njohur është Marsi, i cili arrin në këtë fazë 1 herë në 2 vjet dhe një gjë të tillë mund ta shohim natën.

Zakonisht, planetët lëvizin në qiellin tonë nga perëndimi në lindje. Themi se një trup qiellor po lëviz në drejtim të kundërt kur lëvizja perëndim-lindje ndryshon në lindje-perëndim.

Në të vërtetë nuk është se planetët ndryshojnë drejtimin e tyre, por ata thjesht duken ndryshe nga pika e vështrimit e Tokës.

Shperndaje