Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merimangat “përzënë” familjen nga shtëpia. Zbuloni arsyen

Merimangat “përzënë” familjen nga shtëpia. Zbuloni arsyen
September 21
14:24 2016

 

Një familje është larguar në mënyrë urgjente nga banesa, pasi shtëpia e tyre është populluar nga merimanga të llojit “merimanga bananesh”.

Kur  Ashley Gamble dhe partnerja e tij, Sophia Newcombe, u kthyen nga pazari, në bananet që kishin blerë panë një “fshikëz” të bardhë, nga e cila doli një numër i madh merimangash, një nga llojet më helmuese, që janë përhapur në të gjithë shtëpinë.

“Ishte si një film horror”, – ka thënë Gamble për “The Sun”.

Kjo lloj merimange, me një pickim të vetëm, shkakton ereksion të dhimbshëm te meshkujt, që pasohet nga dhembjet abdominale, hipotermi dhe vdekje në pak orë.

Këto merimanga jetojnë në Amerikën e Jugut, por tashmë mund të gjenden në çdo lloj vendi apo shteti për shkak se grumbullohen e shumohen në lëkurën e bananeve dhe Brazili është eksportuesi më i madh i bananeve.

Çifti nuk pranon të rikthehet në banesë pa pastruar të gjitha ambientet nga merimangat. /Blitz.al/

Shperndaje