Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se nuk jeni të prirur për matematikë? Gaboheni!

Mendoni se nuk jeni të prirur për matematikë? Gaboheni!
March 26
11:57 2016

Është e çuditshme sesi në kulturën amerikane dhe europiane  dëgjohet shpesh: “Jam tmerrësisht keq në matematikë. Thjesht nuk kam lindur për të…”

Askush në Indi apo Kinë  nuk do të deklaronte diçka të tillë. Kjo sepse matematika ka një vlerë të veçantë në këto vende dhe të pranosh që nuk ke lidhje me këtë nuk është aspak gjë e mirë.

Por si ka mundësi që një pjesë e mirë e njerëzve ndiejnë një farë çlirimi apo lumturie kur e deklarojnë se nuk janë të prirur për matematikë?

A është e vërtetë që dhuntia për matematikë është e lindur? Apo thjesht nëse praktikohesh mund të kthehesh në gjeni? Po një vështirësi në mësimin e matematikës që njihet në psikologji? Si mund të tejkalohet frika ndaj matematikës? Pikë së pari, çfarë konsiderohet matematikë?

Ne jemi të gjithë miq të matematikës, edhe pse nuk e dimë.

Duhet të kuptojmë fillimisht se matematika është shumë më tepër sesa aritmetikë. Mund të kesh probleme me gjetjen e shumëzimeve, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jeni një matematicien i mirë. Të gjithë mund të jenë miq të matematikës, thjesht sepse kjo e fundit të bën ta kuptosh më mirë botën.

Nëse do të përballeshim me një kaos në xhungël do të arrinim të vendosnim rregull vetëm nëpërmjet matematikës. Matematika të ndihmon të strukturosh punën dhe gjithçka ke pranë. Strukturimi është çelësi për shumë problematika në jetën tonë të përditshme, ndaj nëse nuk do të ekzistonte matematika, vështirë se njerëzit do të mund të organizoheshin apo strukturonin jetën e tyre.

 

-Vështirësia e të mësuarit të matematikës

Ekziston, në botën e psikologjisë, një dukuri e njohur për vështirësinë në mësimin e matematikës. Në fakt, jo vetëm për lëndën e matematikës. Njerëz të ndryshëm hasin vështirësi në lëndë të ndryshme. Megjithatë, ka persona që ndiejnë panik dhe tension kur përballë u vendoset një problem me përmbajtje numrash.

Sipas studimeve, të paktën 5% e popullsisë vuan nga kjo vështirësi në të mësuarit e matematikës. Megjithatë kjo përqindje nuk do të thotë se këta njerëz nuk operojnë dot me matematikën, ata thjesht zgjedhin ta kenë frikë. Edhe në rast se këta njerëz nuk ndihen komod duke kryer veprime matematikore, kjo nuk do të thotë që ata mos të shpikin ndonjë formulë. Disa gjeni të letrave, kanë pasur frikë ndaj shkrimit dhe shkronjave në përgjithësi dhe kanë përfunduar duke u bërë novelistë me zë.

-Të besosh se mundesh është gjysma e punës

Të besosh se mundesh është çelësi kur bëni matematikë. Me studentët e masterit të matematikës duhet të merresh gjysmën e kohës duke i motivuar psikologjikisht. Është e frikshme të merresh me të paditurën dhe shumë herë në matematikë dalin gjëra të paditura. Studentët e masterit duhet të zgjidhin problema matematikore që askush nuk ua di përgjigjen. Të besosh se do të jesh ti ai/ajo që do të zgjidhësh diçka që të tjerët nuk e kanë bërë është më shumë e frikshme sesa sfiduese.

Kjo ide aplikohet edhe në stadet më elementare të matematikës. Magjia e zgjidhjeve qëndron kur tejkalon frikën psikologjike. Kjo është edhe arsyeja se pse matematika më shumë sesa vazhdimësi duhet të ketë rikthime. Që të thelloheni në problemet matematikore, duhet të keni sigurinë absolute për ato që tashmë i keni kryer, vetëm kështu konfidenca juaj do të jetë në nivelet e duhura.

Matematika është thjesht logjikë e stërvitur, nuk ka as truke magjike dhe as sekrete të mbinatyrshme.

-Strategji për të krijuar një mendësi matematikore

Të bësh matematikë është si të bësh sport apo të mësosh një vegël muzikore. Nuk mund të jeni perfekt që në fillim, kërkon shumë praktikë. Mendojeni sikur keni një muskul matematikor në tru dhe ju duhet ta stërvitni për të nxjerrë maksimumin prej tij.

Matematika është gjithandej, ndaj kudo që shkelni mund të gjeni fakte interesante mbi matematikën. Një lojë Sudoku është matematikë dhe jo aritmetikë. Muzika ka shumë matematikë. Ritmi zbulohet me interferimin e numrave të ndryshëm. Arkitektura dhe artet pamore janë krijuar prej numrave. Edhe poezia mban matematikë brenda.

Matematika është shumë pranë nesh dhe ka qenë gjithmonë. Mësoni sesi indianët kanë krijuar numrin zero apo sesi egjiptianët dolën me formulën e krijimit të piramidës. Të gjithë këta i lidhi bashkë matematika, si një gjuhë universale.

Mendojeni kështu, si një instrument për të komunikuar me këdo në botë. Ju duket më e frikshme tani matematika, apo më lehtësuese?

Etiketimet
Shperndaje