Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat italine: “Nënë Tereza kishte aq kursime sa mund të falimentonte të gjithë Vatikanin!”

Mediat italine: “Nënë Tereza kishte aq kursime sa mund të falimentonte të gjithë Vatikanin!”
November 10
19:15 2017

Ajo ishte padyshim një nga bamirëset më të mëdha që historia e njerëzimit pa ndonjëherë. E sigurisht, për ta ndihmuar në misionin e saj shumë njerëz kanë kontribuar financiarisht në llogarinë bankare të Shën Terezës.

Po kush do ta çonte ndërmend që në llogarinë bankare të shenjtores do të kishte aq shumë para sa të falimentonte një Vatikan të tërë?

Sipas një shkrimi të publikuar në prestigjozen italiane Le Presse, nëse Nënë Tereza do të tërhiqte të gjitha kursimet e saj nga banka në Vatikan, atëherë banka qëndrore e shtetit do të shpallte falimentin.

Gazetari italian Gianluigi Nuzzi, në librin e tij, “The Original Sir” tregon se Nënë Tereza mund të ishte një rrezik potencial për sistemin financiar të Vatikanit dhe nga ana tjetër rrëfen se nën udhëheqjen aktuale të Papa Françeskut dhe reformave të tij, ekziston një sistem parallel qeverisës i quajtur IOR, i cili daton prej vitesh. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje