Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më e moshuara në botë mbush 117 vjeç

Më e moshuara në botë mbush 117 vjeç
November 29
18:56 2016

Është italiane. Quhet Emma Morano. Është njeriu i fundit në tokë që ka lindur në shekullin XIX.

Emma ka mbushur sot 117 vjeç. Ajo ka lindur më 29 nëntor 1899, duke jetuar në 3 shekuj, 2 luftëra botërore dhe 90 qeveri italiane të ndërruara.

Por cili është sekreti i jetëgjatësisë?

“Nuk ha shumë, sepse nuk kam dhëmbë”,- thotë Emma. “Ha vetëm 2 vezë në ditë dhe pak ëmbëlsira”,- shton ajo.

Edhe pse në moshë tepër të thyer, Emma nuk e ka humbur ironinë. Pasi u fryu qirinjve të 117-vjetorit, tha: “Shpresoj të mos jem e detyruar ta pres tortën tani”,- duke treguar se fuqitë i ka tepër të pakta.

Morano ka edhe certifikatën nga rekordet “Guinnes” si njeriu më i moshuar në botë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje