Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbrojtja e Donald Trump kushton 1 milion $ në ditë

Mbrojtja e Donald Trump kushton 1 milion $ në ditë
November 23
10:56 2016

Mbrojtja e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump dhe familjes së tij kushton 1 milion $ në ditë, thanë disa autoritete policore të New York-ut.

Sipas tyre, këto kosto nuk do të zbresin kur Trump të futet zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë në janar të 2017-s.

Kjo sepse Melania Trump dhe djali i tyre 10-vjeçar Barron do të vijojnë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre, të paktën deri në përfundim të vitit të saponisur shkollor.

Ndërkohë që Trump do të punojë në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’i vizitojë ata herë pas here në shtëpi, ku ata do të mbikëqyren sistematikisht nga shërbimi sekret.

Kostot e mbrojtjes së Trump do të përfshijnë të gjithë stafin dhe logjistikën që do të jenë gjatë 24 orëve në shërbim të plotë të presidentit dhe familjes së tij.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje