Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mbathjet e intervistës së punës” thonë atë që ju nuk keni guxim ta shprehni ndaj shefit

August 17
11:39 2016

 

Dy artistë në Londër sapo kanë dhënë një ide gjeniale se si njerëzit të heqin të gjithë stresin përpara një interviste pune. Ata mendojnë se i gjithë sikleti qëndron në faktin se të intervistuarit duhet të qëndrojnë drejt, të flasin me edukatë dhe të mos shprehin ndjesitë e tyre ashtu siç ata do të dëshironin para punëdhënësit.

Por tani ju mund ta bëni këtë, edhe pse në mënyrë mjaft të fshehtë. Dy ideatorët janë duke prodhuar të mbathura që kanë disa thënie të shkruara në to, ku zakonisht shprehet e gjithë pakënaqësia për një punë. “Unë gjithsesi nuk e dua këtë punë…”; “Kjo intervistë është kot”; “Kapitalizmi është i mërzitshëm dhe po kështu je dhe ti…” janë disa prej thënieve të vendosura mbi të mbathura.

Sophie Chapman dhe Philippa Taylor kanë thënë se këto mbathje janë bërë në kuadrin e humorit dhe më së shumti u drejtohen punëve që bëjnë studentët pa dëshirë, por që u duhen për të siguruar të ardhura, sepse, siç thonë, edhe ata: “Në një punë ëndrrash çdo intervistues do të shkonte me dëshirë dhe nuk do të kishte nevojë për këto të mbathura. Ne thjesht po përpiqemi ta bëjmë këtë proces më argëtues…” /Blitz.al/

 

Shperndaje