Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbajtën në pranga 13 fëmijë, arrestohen prindërit!

Mbajtën në pranga 13 fëmijë, arrestohen prindërit!
January 16
15:34 2018

 

Dy prindër janë arrestuar ditën e sotme në Kaliforni pas një kontrolli intenstiv nga policia e cila ka gjetur 13 fëmijë të burgosur në banesën e tyre.

David Allen Turpin, 57 vjeç dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe kanë burgosur në shtëpinë e tyre plot 13 fëmijë, të cilët i kanë prangosur dhe i kanë torturuar.

Prej muajsh fëmijët kequshqeheshin, dhunoheshin dhe mbaheshin në kushte të tmerrshme higjenike.

Forcat e ndërhyrjes janë shprehur për mediat amerikane se i kanë gjetur fëmijët në një ambjent të errët, me erë të keqe dhe të mbërthyer me zinxhirë.

Të pyetur nga policia, dy prindërit kanë refuzuar të japin një përgjigje logjike për keqtrajtimin  e fëmijëve. /Blitz.al/

Shperndaje