Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Matematika e Re” – Ja si mund t’i zgjidhni ekuacionet sot!

“Matematika e Re” – Ja si mund t’i zgjidhni ekuacionet sot!
April 15
19:33 2016

Kujdestarja Melissa Strzala vazhdon të postojë video në Youtube duke treguar mënyrën e saj të “Matematikës së Re” për të zgjidhur ekuacione të thjeshta matematike!
Me një tabelë të vogël të “Star Wars” në dorë, ajo i habit të gjithë, duke treguar 2 mënyra të zgjidhjes së ekuacioneve, atë “të vjetrën” me të cilën të gjithë jemi mësuar dhe metodën e saj. Sado e vështirë apo e pakuptimtë mund të duket mënyra e saj, këto video kanë marrë xhiron e internetit.

Ka edhe njerëz të cilët e mbrojnë idenë e “Matematikës së Re”. Një prej tyre është edhe blogeri Hernant Mehta, i cili shkruan: “Problemi i vetëm me këtë metodë është se po t’u kërkosh nxënësve të ta shpjegojnë, do të jetë e vështirë dhe shumë e lodhshme! Ata mund të jenë të aftë ta kryejnë ekuacionin, t’i shkojnë zgjidhjes deri në fund, ama ata nuk e kuptojnë tamam logjikën pas saj!”

Cila metodë është më e mira sipas jush? A jeni gati t’i provoni e t’i krahasoni të dyja?
Një gjë është e rëndsishme këtu, për matematikën po fillohet të flitet me shumë pasion!

 

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje