Blitz

 Breaking News

Marrin me qira Lamborghini për dasmën e tyre dhe i vënë flakën

Marrin me qira Lamborghini për dasmën e tyre dhe i vënë flakën
February 17
18:19 2020

Një Lamborghini i marrë me qera për një çift martesor shpërtheu pasu përplas me një makinë Golf VW të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në Bradford të Anglisë natën e kaluar.. Oficerët po kontrollonin shpejtësinë e shoferëve në zonë dhe thanë se makina e marrë me qira e tejkaloi kufirin e shpejtësisë.

Lamborghini i gjelbër u përplas me një makinë Golf të parkuar, i cili kishte një shofer brenda.

Një burrë 25-vjeçar pësoi lëndime në kokë dhe mbetet në Leeds General Infirmary ndërsa pasagjerja e tij femër, 25 vjeç, pësoi lëndime të lehta, shkruan Daily Mail.

Shoferi i makinës VW Golf pësoi lëndime të lehta.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë mjekët dhe ambulancat, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe oficerët vrapuan në këmbë për të ofruar ndihmën e parë pas përplasjes.

Në Bradford pati 8000 përplasje gjatë 12 muajve, mesatarisht 22 çdo ditë midis gushtit 2017 dhe 2018, sipas shifrave të Policisë së West Yorkshire.

Share