Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamatë mbi 35 vjeç duhet të presin të paktën 1 vit midis shtatzanive në mënyrë që të shmangin çdo rrezik

Mamatë mbi 35 vjeç duhet të presin të paktën 1 vit midis shtatzanive në mënyrë që të shmangin çdo rrezik
October 30
09:20 2018

Femrave ju kujtohet vazhdimisht pas moshës 30 vjeç se ora e tyre biologjike është duke ikur. Për këtë arsye disa prej tyre nxitojnë që ta zgjerojnë familjen me një ose dy fëmijë, sidomos kur i kalojnë të 35-at.

Një studim i ri ka dalë në përfundimin se femrat e kësaj moshe duhet të presin të paktën 1 vit midis shtatëzanive. Kjo për shkak se koha e “pushimit” midis tyre  është e nevojshme që të shmangen komplikacionet gjatë lindjes por jo vetëm. Shkencëtarët amerikanë dhe kanadezë thonë që koha ideale e pritjes është midis 12 apo 18 muajve.

Shifrat u morën nga gati 148 mijë lindje dhe shtatëzani të dokumentuara dhe u nxoren përfundimet e mëposhtme: Tek femrat mbi 35 vjeç që mbetën sërish shtatzën, gjashtë muaj pas së parës, shancet për vdekje të fëmijës ose probleme të rënda ishin 1.2%, pra 12 raste nga 1000. Ndërkohë ata që kishin pritur 18 muaj që ta shtonin familjen e tyre, shancet për rreziqe me shëndetin apo vdekjen e fëmijës uleshin në 0.5%, pra 5 raste nga 1000.

Koha e shkurtër midis shtatëzanive sidomos pas moshës 35 vjeç është përgjithësisht rast i një shtatëzanie të paplanifikuar. Nga ana tjetër rreziqet qe lidnja dhe proçesi të shkojë keq vijnë pasi trupi i femrës nuk e ka kaluar kohën e mjaftueshme që të rikuperohet nga ndryshimet. Gjithashtu kujdesi prenatal është më i vogël gjë që ndikon në 9 muajt e proçesit.

Këshillohet që të bëhet seks i sigurtë pas shtatëzanisë së parë dhe të përdoren sa më shumë masa mbrojtëse, derisa të kalojë koha e duhur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje