Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Macchu Picchu – Kërkonte të bënte një foto, vdes turisti gjerman

Macchu Picchu – Kërkonte të bënte një foto, vdes turisti gjerman
July 02
09:48 2016

Një turist gjerman ka rënë për reth 200 metra duke humbur kështu jetën, në tentativën për të bërë një foto në majën e Machu Picchu-t.

Oliver Paps i kërkoi një tjetër turisti për t’i bërë një fotografi në majën e malit që qëndron mbi qytetin antik në Andet peruane.

“Ndërkohë që gjermani tjetër po e fotografonte, ai rrëshkiti në luginë dhe vdiq!” – tha Santos mamani, një prej zyrtarëve të komisariatit të Macchu Picchu-t.

Para se të rrëzohej, 51-vjeçari kishte kapërcyer barrierat e sigurisë duke hyrë në një zonë të ndaluar.

“Tani do ta kapërcej këtë, ndërsa ti më bë një foto!” – thuhet se kanë qenë fjalët e tij të fundit.

Trupi është gjetur më pas për t’u çuar në morg, nga ku pritet të niset në atdhe.

Etiketimet
Shperndaje