Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lufta e Tretë Botërore, jo më një mit. Kina nis përgatitjet

Lufta e Tretë Botërore, jo më një mit. Kina nis përgatitjet
October 11
15:43 2016

Ideja e Luftës së Tretë Botërore ka kohë që ka ekzistuar, që nga sulmet më 9 shtator të kullave binjake në SHBA. Besohej se fuqitë e mëdha moderne, si SHBA, Kinë, Rusi, Gjermani, do të bëheshin bashkë kundër një rreziku terrorist nga Iraku, Arabia Saudite e vende të tjera “baza” të terrorizmit. Pavarësisht kësaj, të dhëna për konfliktin e tretë në shkallë botërore akoma nuk ishin shfaqur deri ditët e sotme.

Në fillim ishte Rusia ajo që mobilizoi mbi 40 milionë rusë në kuadër të përgatitjeve për luftë, kurse sot është Kina ajo që i ka bërë thirrje popullit të saj të përgatitet për Luftën e Tretë Botërore.

Thirrja është bërë nga vetë ministri kinez i Mbrojtjes, Chang Wanquan.

Kina është vënë në lëvizje që nga vendimi i 12 korrikut i Gjykatës së Përkohshme të Arbitraritetit për sa i përket sovranitetit të saj dhe Detit të Verdhë.

Shteti kinez ka arritur deri aty sa të kërcënojë Australinë se nëse anijet e saj kalojnë në ujërat e Detit të Kinës Jugore do t’i shpallin luftë me të gjitha forcat.

Lufta mund të fillojë nga Kina me fqinjët e saj, gjë që do të bëjë të mundur edhe hyrjen në luftë të SHBA-së dhe Rusisë për të mbrojtur aleatët e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje