Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kuvajt – Gruaja zbulon tradhtinë e burrit falë… papagallit!

Kuvajt – Gruaja zbulon tradhtinë e burrit falë… papagallit!
October 26
18:27 2016

Në Kuvajt, një grua ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit të saj falë një dëshmitari të veçantë: papagallit të tyre!

Shpendi ka nisur të përsërisë fraza dashurie që të zotët nuk i kishin dëgjuar kurrë më parë, për këtë arsye gruaja dyshoi deri në momentin që zbuloi marrëdhënien e fshehtë të burrit të saj me punonjësen e shtëpisë.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua policisë së bashku me papagallin për të bërë denoncim. Në Kuvajt tradhtia është e dënueshme dhe njerëzit mund të rrezikojnë burgun.

Për fatin e mirë të burrit, policia e ka cilësuar “dëshminë” e papagallit si jo të besueshme, pasi ai frazat e përsëritura mund t’i ketë dëgjuar edhe në radio apo në televizor. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje