Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur qeni tërheq më shumë vëmendje se ti

Kur qeni tërheq më shumë vëmendje se ti
March 31
11:34 2016

Ju pëlqen të dilni shëtitje në park dhe shoqëruesi juaj më i mirë është qeni?

Ka shumë që e duan parkun dhe zgjedhin të kalojnë orë të ditës duke shëtitur me qenin e tyre, pasi kjo u jep qetësi. Por ka edhe raste të tilla kur qeni bën potere dhe nuk e dëgjon të zotin, si shembulli në vijim.

Ai nuk dëshiron të largohet nga parku dhe i punon një rreng të zotit të tij duke u shtirur si i ngordhur. Mendonim se vetëm fëmijët vepronin kështu, por edhe qeni di të bëhet lozonjar. Qeni e ka sorollatur për disa minuta të zotin, i cili përpiqej ta ngrinte si një fëmijë në duar për të vazhduar shëtitjen diku tjetër, por qeni, në shenjë proteste, nuk reagon. Interpretimi i tij ka qenë aq gazmor sa ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të parkut. Për më shumë, shihni videon.

Komento
Etiketimet
Shperndaje